Skënderbeu fiton ndaj St Julia


Skënderbeu fiton ndaj St Julia

22:55 29/06/2017

Edhe pse minimalisht, Skënderbeu fitoi ndaj rivalit nga Andorra në ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League.

Korçarët kishin raste, por ishin edhe të pafat kur goditën dy herë shtyllën në pjesën e parë.

Në të dytën Liridon Latifi humbi një 11-metërsh, por e korrigjoi gabimin disa minuta më vonë me një supergol.

Fitorja minimale dhe njohja e kundërshtarit e qetëson Ilir Dajën për ndeshjen e kthimit. Nëse kualifikohet, Skënderbeu do të përballet në turin e dytë me fituesin e çiftit Kairat Almati-Atlantas.

Në takimin tjetër të mbrëmjes Tirana hubi në Izrael Ndaj Makabi Tel Aviv 2-0.

Më herët edhe Partizani humbi 3 – 1 në ndeshjen e Selman Stërmasit me Botev Plovdiv.

Sukaj realizoi i pari për Partizanin, por lojtarët e ekipit bullgar e përmbysën rezultatin. Kosoko dhe Nedelev ishin shënuesit për Botev Plovdiv.

Para takimit, të dy tifozëritë u përplasën mes tyre dhe vetëm ndërhyrja e policisë qetësoi situatën. Përkrahësit e të dy ekipeve hodhën sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Burgas./Tv Klan






Të ngjashme