Skënderbeu grumbullohet për sezonin e ri
Ekipi i Skënderbeut nisi të hënën përgatitjet për sezonin e ri. Në stadium ishin të pranishëm rreth 2 mijë tifozë dhe disa prej tyre treguan zemërimin për përjashtimin nga kupat e Europës me një parrullë kundër UEFA-s. Megjithatë te korçarët gjithçka është harruar dhe mendohet për trofeun e radhës. Trajneri Andrea Agostinelli shfaqi synimet e tij.
Andrea Agostinelli (Trajner i Skënderbeut): “
Jemi të detyruar të bëjmë gjithçka për të fituar titullin e shtatë radhazi. Nuk është e lehtë, por do të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme. Prandaj jam i detyruar që të punoj fort për të siguruar Champions League për sezonin tjetër.”
Agostinelli pranoi se grupi është i plotësuar, por la të hapur mundësinë e afrimeve të tjera nëse do të jetë e nevojshme. Grupit i janë larguar Arapi, Progni e Vangjeli, të cilët do të zëvendësohen nga afrimet e bëra në merkato, ku spikat ish-mesfushori japonez i Tiranës, Fukui dhe mesfushori Sergio Junior që më parë ka luajtur në kampionatin kosovar.
Kampionati nis më 7 Shtator, por ndeshja e parë zyrtare për Skënderbeun do të jetë finalja e Superkupës me Kukësin që do të luhet më 24 Gusht në stadiumin “Loro Boriçi”.
Tv Klan