Skënderbeu humb edhe miqësoren e dytë
Skënderbeu humbi një tjetër miqësore në përgatitjet që po zhvillon në Slloveni. Skuadra e Ilir Dajës u mund me rezultatin 1 – 0 nga hungarezët e Videoton të enjten në stadiumin “Gornja Radgona”.
Një sfidë e mirë ekipit shqiptar gjatë pjesës së parë ku rrezikuan me goditjet e Gavazajt, Plakut dhe Ditës. Trajeri Daja nisi me zëvendësimet në pjesën e dytë.
Scsepovics realizoi të vetmin gol të takimit në minutën e 59’ duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes. Takimin e parë e zhvilloi me sllovenët e Simer Sampion i humbur me rezultatin 3 – 2.
Ekipi i Skënderbeut ndodhet në Slloveni prej 9 qershorit ku i janë bashkuar edhe futbollistë të rinj. Përgatitjet do të zgjasin deri më 22 qershor dhe gjatë kësaj kohe do të njohë rivalët për turin e parë e të dytë të Europa League.
Tv Klan