Skënderbeu, Ilir Daja optimist për kualifikimin
Do të kishte marrë fitoren në ndeshjen e parë, por goli i minutës së 9 ndikoi psikologjikisht tek futbollistët e Skënderbeut. Pas kthimit nga Kazakistani, trajneri Ilir Daja është i kënaqur me lojën dhe mbi të gjitha me reagimin e futbollistëve të tij.
“Mund te kishim marrë më shumë, të paktën të mos kishim pësuar gol. Sepse të marrësh gol që në minutat e para merr goditje psikologjike.”
Skënderbeu i tij krijoi shumë raste që do të ishin finalizuar nëse Daja do të kishte në dispozicion një sulmues klasi.
“Nëse do kishim një sulmues tipik në rolin e vet natyral besoj do ishim akoma më mirë.”
Tekniku është optimist për ndeshjen e kthimit. Në favor të ekipit të tij është jo vetëm goli i shënuar në fushë kundërshtare.
“Në kthim me golin që shënuam, me diferencën e orarit, do jenë bonus për ndeshjen e kthimit.”
Takimi i kthimit është parashikuar për tu luajtur më 20 korrik, në stadiumin Skënderbeu të Korçës në orën 20:00, por në orën 24:00 me orën kazake. Skuadra e kairat mendohet se do ta vuajë këtë faktor. /Tv Klan