Skënderbeu kthehet te fitorja
Superliga është bërë akoma më interesante me rezultatet e ekipeve të kreut. Skënderbeu është barazuar me pikë me Kukësin, që mban ende vendin e parë. Një sukses me vlerë i ekipit kampion në fuqi në takimin me Tiranën. Skënderbeu fitoi 2 – 0 përballjen me golat e Salihit dhe Latifit. Një triumf ky që vjen pas 3 barazimesh 0 – 0 radhazi në kampionat.
Befasia e kësaj jave ishte barazimi i Kukësit që barazoi 1 – 1 në përballjen me Korabin e vendit të fundit, që luante si pritës në “Zeqir Ymeri”.
Skuadra dibrane shënoi në fundin e pjesës së parë me Gavazajn. Kuksianët realizuan me Lushtakun në minutat e para të së dytës.
Partizani barazoi 1 – 1 në fushën e Flamurtarit. Batha ishte autori i golit në pjesën e pare për të kuqtë, ndërsa vlonjatët barazuan me Danilo Alves.
Surpriza Luftëtari arriti një tjetër sukses, duke fituar 1 – 0 takimin me Teutën. Goli u realizua nga Bregu.
Laçi mundi 1 – 0 Vllazninë me golin e brazilianit Aquino. Shkodranët luajtën më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Cicmil mori karton të kuq.
Superliga do të zhvillojë të dielën ndeshjet e javës së 17.
Tv Klan