Skënderbeu kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League


Skënderbeu kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League

21:53 24/08/2017

Ekipi korçar i Skënderbeut është kualifikuar për herë të dytë në fazën e grupeve të Europa League.

Barazimi pa gola me Dinamon e Zagrebit i ka prerë biletën “ujqërve të dëborës” për të vazhduar ëndrrën e tyre. Ndeshja e parë në Kroaci përfundoi me rezultatin 1 me 1, dhe në sfidën e sotme në “Elbasan Arena” Skënderbeu u mjaftuan vetëm me një barazim pa gola.

Pjesëmarrja në fazën e grupeve do të thotë mbi 3 milionë Euro të ardhura, pa llogaritur këtu bonuset nga rezultatet dhe  e drejta televizive. Deri më tani Skënderbeu ka eliminuar 3 ekipe dhe kalimi me sukses i këtij turi është një rekord për ekipet shqiptare. Tv Klan






Të ngjashme