Skënderbeu merr kreun e Superligës


Skënderbeu merr kreun e Superligës

23:32 29/10/2018

Skënderbeu i prishi ëndrrën Partizanit. Në ndeshjen mbyllëse të javës së 10, korçarët fituan në kryeqytet duke i marre kreun e renditjes Partizanit me një pikë më shumë. Fitorja e Skënderbeut u vendos nga golat ne pjesën e dytë. Por në 45 minutëshin e parë ishin futbollistët e Partizanit që sulmuan më shumë e kërkuan të shënonin, por pa patur sukses.

Në fillimin e pjesës së dytë, Partizani e nisi sërish në sulm, por hasi në pengesën e portierit Teqja të Skënderbeut.

Kur nuk shënon do të pësosh dhe ishte Gjergj Muzaka që shënoi për kampionët në fuqi. Ish-lojtari i Partizanit solli zhgënjim mes tifozërisë së kuqe me një supergol.

Orges Shehi porositi skuadrën që të kontrollonte lojen në mënyrë që të mos e rrezikonte avantazhin dhe lojtaret iu binden deri në fund të takimit, atëherë kur gjeten mundësinë për të shënuar golin e dytë. In extremis, Dejvi Bregu ekzekutoi një mënyre shënimi të vlefshme për duartrokitje. Skënderbeu mori kështu kreun e Superligës me meritë të plotë. Tashmë ka 23 pikë.

Tv Klan






Të ngjashme