Skënderbeu merr pikën e parë në Europa League
Skënderbeu mori pikën e parë në këtë sezon të Europa Ligës. Ekipi korçar barazoi 1 – 1 me Young Boys në “Elbasan Arena”.
Një ndeshje që edhe mund të ishte fituar duke parë paraqitjen e Skënderbeut. Goli i kërkuar gjatë u shënua në minutën e 65’ nga Soue. Festa e korçarëve zgjati pak pasi Asale shënoi në portën e Shehit.
Ky barazim bën që Skënderbeu të mbetet në fundin e renditjes po ka shpresë, pasi vendi i dytë është vetëm 1 pikë larg. Dinamo Kievit fitoi 3 – 2 me Partizanin e Beogradit dhe udhëheq Grupin G në kuotën e 6 pikëve.
Tv Klan