Skënderbeu merr sot zyrtarisht trofeun, festa do të mbahet në stadiumin e Korçës
Festa e nisur në Vlorë, për fitimin e trofeut do të vijojë në stadiumin e Korçës sot në orën 20:00.
Skënderbeu fitoi titullin e shtatë në historinë e tij dhe këtë triumf do ta ndajë si zakonisht me tifozët. Kupa e kampionit qëndroi në Tiranë, pasi në garë ishte edhe Partizani, që luftoi deri në fund.
Mirel Josa – Trajner i Skënderbeut:
“Përgëzoj Partizanin për rivalitëtin, por në fund u shpallëm ne kampion”.
Festa që do të jetë në formë spektakli do të jetë edhe për kapitenin Bledi Shkëmbi, që dje luajti ndeshjen e fundit, pasi do të varë këpucët në gozhë.
Skuadra Mirel Josës arriti një sukses të rëndësishëm në një sezon të ngarkuar, pasi morën pjesë edhe në fazën e grupeve të Europa League.
Titulli kampion do të sjellë edhe shpërblimin prej 100 mijë euro për lojtarët dhe stafin.
Skënderbeu duhet të mendojnë për ekipin e kupave të Europës, ku pa kontratë janë disa lojatë dhe trajneri Mirel Josa.
Në aktivitetet kontinentalë janë konfirmuar Partizani dhe Kukësi.
Të rënë në Kategorinë e Parë janë Bylis dhe Tërbuni, ndërsa Flamurtari edhe pse shpëtoi drejtuesit vendosën të largojnë lojtarët dhe stafin teknik që nuk ka më kontratë.
Në Superligë sezonin e ardhshëm do të luajnë Korabi dhe Luftëtari.
Tv Klan