Skënderbeu mund Luftëtarin


Skënderbeu mund Luftëtarin

17:47 07/10/2018

Skënderbeu luajti një tjetër ndeshje shumë të mirë në Superligë dhe arriti një tjetër fitore. Skuadra kampione triumfoi 2-0 në fushën e Luftëtarit dhe mori sërish kreun e renditjes, ndonëse ky kryesim mund të jetë i përkohshëm.

Në Gjirokastër, golat për miqtë u shënuan nga Ardit Hoxhaj dhe Bruno Dita, dhe skuadra korçare arriti në kuotën e 17 pikëve, një më shumë sesa Partizani që do të luajë nesër ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”.

Skënderbeu i trajnerit Orges Shehi u kthye tek fitoret jashtë fushe, ndërsa javën e kaluar triumfoi 1-0 në Korçë ndaj Kukësit, duke treguar se do të vazhdojë të jetë ndër pretendentët kryesorë për titull.

Tv Klan






Të ngjashme