Skënderbeu në pritje të Gjykatës Federale
Sipas klubit nuk ka ende një vendim përfundimtar
Skënderbeu është ende në pritje të vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës.
Klubi korçar mohoi me anë të një njoftimi aludimet se ky organizëm ka dalë në një përfundim për ankimimin e përjashtimit nga Kupat e Europës.
Te Skënderbeu thonë se nuk ka një datë të saktë dhe janë në pritje, pasi situata për shkak të Covid-19 shtyu gjithçka. Korçarët janë përjashtuar nga UEFA nga pjesëmarrja në aktivitetet kontinentalë për 10 vjet, ndërsa janë gjobitur dhe me 1 milion Euro gjobë.
Skënderbeu akuzohet se ka trukuar takime të Kupave të Europës.
Tv Klan