Skënderbeu – Partizani, Policia: Rreth 440 punonjës në gadishmëri
Policia e Korçës njofton se janë marrë masa për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv për ndeshjen e futbollit Skënderbeu- Partizani.
Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se janë angazhuar rreth 440 punonjës policie për të garantuar rendin gjatë aktivitetit.
320 prej tyre janë punonjës nga strukturat e policisë që operojnë në Qarkun Korçë ndërsa rreth 120 janë punonjës të FNSH -së.
Policia e Korçës, e mbështetur nga disa grupe të FNSH -së në Tiranë, kanë marrë një sërë masash për të garantuar rendin:
Të gjitha lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura deri në përfundim të aktivitetit.
Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtjen në kontroll të dy tifozerive.
Janë marrë masa për shoqërimin e skuadrave, të albitrave, si dhe të tifozëve të skuadrës mike.
Policia e Korçës iu bën thirrje të dy tifozërive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti futbollistik.
Policia thotë se është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të prishë rendin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit./tvklan.al