Skënderbeu përballet me FSHF në Gjykatën Ndërkombëtare
Skënderbeu dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbritrazhit Sportiv më 22 janar.
Shkak është titulli i sezonit 2015-2016 që iu hoq korçarëve nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së.
Ky vendim erdhi pas atij të UEFA-s që e përjashtoi Skënderbeun për një sezon nga kupat e Europës për shkak të trukimit të ndeshjeve.
Gjykata Ndërkombëtare e Arbritrazhit Sportiv pritet të hapë rrugë çështjes së titullit kampion. Ky trofe pretendohet edhe nga Partizani që e mbylli në vendin e dytë atë sezon.
Tv Klan