Skënderbeu sqaron dopingun e Jashanicës
Klubi i Skënderbeut sqaroi në një reagim çështjen e Bajram Jashanicës, i cili rezultoi pozitiv në kontrollin antidoping pas ndeshjes me Young Boys më 28 shtator në Elbasan.
Mbrojtësi korçar sipas klubit kishte një formë alergjie akute dhe mjekimi ishte i nevojshëm. Pas trajtimit me Prednisolut medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, stafi mjekësor i klubit korçar kërkoi në përfundim të ndeshjes autorizimin nga komisioni Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s, por nuk iu pranua.
“Kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës së arsyetuar nga ana e Klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasojë, ka çelur proçedure disiplinore.”
Gjithsesi Klubi i Futbollit Skënderbeu është i bindur te pafajësia Bajram Jashanicës dhe do të mbrojë atë deri në fund. Pikërisht me paraqitjen pas takimit me Young Boys, Jashanica u bë pjesë edhe e formacionit të javës nga UEFA. 27-vjeçari ishte në listën e lojtarëve që do të largoheshin në një kampionat tjetër, por transferimi i tij nuk u realizua gjatë merkatos së janarit.
Tv Klan