Skënderbeu sulmues përballë Young Boys


Skënderbeu sulmues përballë Young Boys

15:10 28/09/2017

Grupeve të Europa League do t’i kushtojë vëmendjen e duhur edhe pse përballë ka kundërshtarë të fortë dhe mundësia e kalimit në fazën tjetër është shumë e kufizuar. Ilir Daja pranoi se objektivi primar i Skënderbeut është titulli kampion në Shqipëri, por ëndrra europiane për të nuk mund të mbyllet këtu.

Kjo ndeshje na ka qëlluar midis dy ndeshjeve me rivalët për titull. Atë rotacion që bëmë pas ndeshjen pas Dinamos së Kievit, tani jemi të detyruar ta bëjmë në funksion të kampionatit sepse ai është objektivi jonë primar.

Për mbrojtësin Kristi Vangjeli, për të qenë të suksesshëm në Europa League dhe ndaj kundërshtarëve që janë më të mëdhenj nuk duhet përdorur gjithnjë strategjia e mbrojtjes.

Nuk mund të thuash se dua të mbroj, por duke nisur nga sulmi para. Atëherë mund të mbrosh edhe më mirë duke sulmuar. Besoj se nesër do të japim të gjithë forcat dhe të mos mbajmë asnjë forcë për ndeshjen e ardhshme që është të hënën me Kukësin

.”

Skënderbeut do t’i mungojë Osmani në mbrojtje ndërsa Radas do ta nisë nga stoli. Nimaga është riaftësuar, por në dyshim ndërsa nuk do të jetë as Muzaka.

Me modulin 4-3-3 Ilir Daja do ta nisë nga minuta e parë në sulm me Gavazaj, Soëe dhe Sahiti. Në mesfushë Lilaj, Nimaga dhe James.

Mbrojtja i është besuar Jashanicës, Vangjelit, Alitit dhe Micit. Në portë i pazëvendësueshëm kapiteni Orges Shehi./Tv Klan






Të ngjashme