Skënderbeu zyrtarizon Ilir Dajën
Ilir Daja do të prezantohet mesditën e së mërkurës si trajneri i ri i Skënderbeut. Klubi korçar njoftoi zgjidhjen e kontratës me Andrea Agostinelli. Rezultatet në drejtimin e italianit nuk bindën, pasi ekipi e mbylli në vendin e tretë fazën e dytë të kampionatit. Ilir Daja i cili në fillim të këtij sezoni ishte trajner i Tiranës do të udhëheqë Skënderbeun drejt qëllimit kryesor, titullin kampion.
Kreu i renditjes ku ndodhet Kukësi është 4 pikë larg. Kampionët e Shqipërisë në fuqi do të grumbullohen të mërkurën në Durrës dhe nga 6 janari do të nisin në Antalia fazën përgatitore. Stafi teknik do të vëzhgojnë gjendjen e lojtarëve duke zhvilluar 3 miqësore. Dy prej skuadrave janë nga Azerbajxhani, Qarabag i Ansi Agollit dhe Sumqayit. Seria e ndeshjeve testuese do të nisë me skuadrën vendase Bursaspor.
Tv Klan