Ski, kuqezinjtë sërish në podium
Tola dhe Qerimi renditen mes më të mirëve
Ishte një ditë e mbarë e skiatorëve shqiptarë në Kolashin. Të gjithë e përfunduan garën, ndërsa Erjon Tola u ngjit sërish në podium.
Në slalomin gjigand Tola u rendit i dyti në klasifikimin e përgjithshëm dhe i pari në Ses Cup. Një garë e mirë edhe për Kevin Qerimaj, i cili e kishte debutim në këtë garë.
16- vjeçari e përfundoi i teti pas 2 zbritjeve. Garë pozitive edhe për Ezio Leonetti, Vasil Verigën dhe Chiara Di Camillo e bashkuar së fundi me ekipin shqiptar.
E shtuna do të jetë dita e fundit e garave në Ses Cup në Kolashin ku marrin pjesë ekipe nga Ballkani dhe vende të tjera të Evropës. Këto gara shërbejnë edhe për pikë në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Skive.
Tv Klan