Erjon Tola kualifikohet në finale
Erjon Tola është kualifikuar në finalen e slalomit në botërorin e skive që po zhvillohet në Suedi. Skiatori shqiptar e mbylli në vendin e 49 garën kualifikuese dhe duke siguruar këtë sukses të madh.
Erjon Tola, skiator:
Jemi shumë të lumtur, më në fund gjithë bota do të na shikojë.
Roberto Bonavita, trajner i Shqipërisë:
Kam besim që do të bëjmë një garë të madhe në botëror.
Elvis Toçi, President i Federatës Shqiptare të Skive:
Është një arritje e madhe një shqiptar do të shikohet nga e gjithë bota.
Nga skiatorët e tjerë Marsel Biçoku u rendit i 79, ndërsa Mathieu Kaço dhe Vasil Veriga nuk e përfunduan provën e tyre. Shqipëria u përfaqësua me 5 sportistë në këtë aktivitet. Botërori shërben edhe për të marrë sa më shumë pikë për Lojërat Dimërore të vitit 2022 në Pekin.
Tv Klan