Skocia “shkatërron” Shqipërinë
Kombëtarja e femrave humbi një tjetër ndeshje të kualifikueseve të Botërorit 2019.
Shqipëria u mund me rezultatin 5 – 0 nga Skocia në takimin e luajtur të martën në Paisli.
Vajzat kuqezi rezistuan deri në minutën e 20’. Shqipëria pati mundësi për të shënuar, por pa sukses. Kjo është humbja e tretë në këto kualifikuese.
Kombëtarja e femrave që mbyll rënditjen, takimin e radhës do ta luajë në shtëpi me Poloninë.
Tv Klan