Skrapar/Arrestohen 11 persona, iu gjetën rreth 15 mijë rrënjë kanabis të kultivuara
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin antikanabis në fshatin Dobrenjë.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagranëcë 11 shtetasit, pas një pune të mirëorganizuar prej një muaj nga shërbimet e policies:
Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenëq,
Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i personave të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa në parcela të ndryshme.
Në këto parcela u gjetën dhe asgjësuan nga forcat e policisë me anë të djegies 14600 rrënjë bimë narkotike. Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtrua në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 140 kg lëndë narkotike marijuana, si dhe dy armë zjarri të lojit automatik, AK-47.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat./tvklan.al