Skuadra e Gashit humbet thellë


Skuadra e Gashit humbet thellë

16:10 31/07/2016

Shkëlzen Gashi ishte sinjali i vetëm pozitiv i një ndeshjeje për t’u harruar nga ana e Kolorado Rapids. Ekipi ku aktivizohet shqiptari u mund me rezultatin e thellë 5-1 nga Nju Jork Siti. Sulmuesi kuqezi shënoi në mënyrë spektakolare nga goditja e dënimit.

Sfida ishte një përballje direkte mes skuadrave kryesuese të ligave respektive. Me këtë disfatë, Kolorado Rapids prishi serinë e ndeshjeve pa humbje. Ishte ish-mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, që hapi siparin e golave.

Skuadra e Gashit nuk arriti për asnjë moment të rivalizojë një skuadër që në përbërje ka edhe një tjetër yll të futbollit botëror, Andrea Pirlo.

Paraqitja e dobët u kushtëzua edhe nga diferenca numerike e lojtarëve, pasi në minutën e 37-të të takimit, Kolorado mbeti me 10 futbollistë për shkak të kartonit të dytë të verdhë që mori Azira./TV KLAN






Të ngjashme