Skulptura me gazeta/ Hobi i Chies, kafshë nga materiale të riciklueshme


Skulptura me gazeta/ Hobi i Chies, kafshë nga materiale të riciklueshme

06:53 18/02/2018

Tani do të njihemi me pasionin e një vajze japoneze. Ajo prej vitesh krijon skulptura me material të riciklueshme, kryesisht me gazeta. Ajo shprehet se i duhen rreth tre muaj për të përfunduar një të tillë.

Çdokush mund të bëjë art në mënyra të ndryshme, duke eksploruar me kreativitetin e tyre. Chie Hitotsuyama është një artiste e re, e cila bën skulptura duke përdorur vetëm materiale të riciklueshme.

Ajo krijon vepra arti, të madhësive të ndryshme, duke përdorur kryesisht gazeta. Chie ka realizuar 60 skulptura deri tani, dhe preferon të bëjë modele kafshësh, si rinocerontë, gorilla, lepuj e të tjera.

Këtë pasion ajo e ka të trashëguar nga gjyshi i saj, i cili gjithashtu merrej me riciklimin e letrës. Ajo shprehet se për një skulpturë i duhen rreth 3 muaj punë për ta përfunduar. Chie shprehet se arsyeja që  ka zgjedhur të bëjë skulptura kafshësh, është pasi që e vogël ajo ëndërronte të kishte një kafshë shtëpiake, që nuk e pati kurrë, dhe tanimë me skulpturat e saj ajo ka nostalgji për fëmijërinë.

Klan Plus






Të ngjashme