“Sky sport” vlerëson kombëtaren shqiptare, një nga suprizat e sezonit në futboll


“Sky sport” vlerëson kombëtaren shqiptare, një nga suprizat e sezonit në futboll

13:34 30/04/2016

Shqipëria e De Biasi debuton në Europë duke u bërë pjesë e futbollit të rëndësishëm. Kështu cilësohet Kombëtarja në emisionin “Kodi i Kuq” në Sky Sport, i drejtuar nga ish-futbollisti, Gianluca Viali.

Seria e radhës i është kushtuar suprizave të këtij sezoni ku përfshihet, Leicester, Alessandria dhe Shqipëria.

Gianni De Biasi në intervistën e dhënë përmendi faktin se ky ekip bashkoi të gjithë shqiptarët, duke i dhuruar kënaqësinë e pjesëmarrjes në finalet e Europianit.

Gianni De Biasi, Trajner i Kombëtares: “Ishte një bashkim i një populli në një flamur të vetëm, i cili ishte shpërndarë në të gjithë botën për shkak të së kaluarës. Tani të gjithë e shikojnë Shqipërinë me një sy tjetër.”

Në mendimet e futbollistëve dhe gazetarëve italianë një arritje e tillë shikohet si një mrekulli. Ata vlerësojnë punën e Gianni De Biasi dhe stafit të tij që bindi lojtarë me të afrëm me origjinë shqiptare por të lindur jashtë që të luanin për kombin e tyre. Trajneri dhe lojtarët duan të bëjnë të tjera supriza në Francë, duke shfrytëzuar cilësinë më të mirë, shpirtin e grupit.

Endrit Sauku, Tv Klan

 






Të ngjashme