“Smart city” nis përdorimi i biçikletave pa stacion
Përdorimi i teknologjive në zhvillimin e qyteteve po bëhet gjithmonë e më i nevojshëm. Në konferencën e zhvilluar nga ambasada daneze mbi “qytet e zgjuara”, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u ndal tek fluksi i turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë.
“Presim 35 mijë turistë, do të gjejnë këtu disa zgjidhje shqiptare”.
Sakaq, kryebashkiaku Veliaj foli për ambicien e tij që Tirana të arrijë standardet e Kopenhagenit sa i takon përdorimit të biçikletave pa stacion.
Në këtë konferencë, ‘Telekom Albania’ u përfaqësua nga Daniel Michel, zv/President i International Business Development – Smart City, pjesë e Grupit Deutsche Telekom.
Tv Klan