Smoothie me luleshtrydhe dhe banane


Smoothie me luleshtrydhe dhe banane

13:15 31/07/2018

Përbërësit: 

100 gr luleshtrydhe

100 gr banane

250 ml kos

1 lugë sheqer ose mjaltë

mente

Përgatitja:

Fillimisht presim luleshtrydhet dhe bananet dhe u hedhim pak sheqer ose mjaltë. Shtojmë kosin, i cili preferohet të jetë i trashë.

Hedhim masën e përgatitur në mikser, i shtojmë mente dhe disa copa akulli. Nëse dëshironi që smoothie juaj të jetë më i lëngshëm, i shtoni masës pak qumësht.

I përziejmë për rreth 2-3 minuta në mikser dhe e hedhim në në një gotë, të cilës mund t’i vendosni disa copa bananesh dhe luleshtrydhesh.

Smoothie është gati. Ju bëftë mirë!/

tvklan.al






Të ngjashme