“S’mund ta ndalë kush ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë”
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka drejtuar një deklaratë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, duke i thënë se s’ka njeri që mund ta ndalë bashkimin e shqiptarëve në një shtet.
Deklarimi i Kelmendit vjen si përgjigje ndaj komenteve të Daçiç për Shqipërinë e Madhe.
Edhe pse na keni marrë trevat tona që shtriheshim deri në Nish, ne kurrë nuk do ta bëjmë atë që ushtarët dhe policët tuaj na kanë bërë.
“
Ne kurrë nuk do të vrasim fëmijë, gra dhe pleq. Ne kurrë nuk do të bëjmë dhunimin e femrave. Ne kurrë nuk do të djegim kishat, tokat dhe shtëpitë tua. Ne kurrë nuk to bëjmë spastrim etnik dhe gjenocid. Ne kemi qenë Shqipëri e madhe dhe askush nga ju nuk mund të na ndalë nga ribashkimi i shteteve tona në një shtet të vetëm”
, ka thënë Kelmendi.
“Vetëm një Shqipëri e madhe me shqiptarët e bashkuar në një shtet të vetëm, do të i sjellë stabilitet rajonit”./KlanKosova