Sneakairs, atletet me hartë për të eksploruar qytetet
Po sikur dhe këpucët të ishin inteligjente dhe të na tregoni rrugën në një vend të panjohur?
Kjo nuk është më një ide e së ardhmes, EeasyJet ka prezantuar të parin prototip të këtyre lloj atletesh të quajtura “Sneakairs”.
Këto këpucë, falë teknologjisë së re, i ndihmojnë turistët që të eksplorojnë qytete të reja.
Brenda Sneakairs është vendosur një teknologji e re, e cila duke u lidhur nëpërmjet Bluetooth me një aplikacion që komunikon me një GPS të smartphone-it, i ofron njerëzve udhëzime për rrugën që duhet ndjekur, duke aktivizuar disa sensorë të vegjël që vibrojnë.
“
Kemi zhvilluar këtë teknologji, nëpërmjet navigimi satelitor sepse mendojmë që është një nevojë që i mungon aktualisht tregut. Kjo teknologji gjendet në produktin ideal për kompaninë EasyJet, që transporton drejt destinacioneve të panjohura miliona persona
” ka shpjeguar një nga drejtuesit e kësaj kompanie.
Por këto atlete nuk janë e vetmja teknologji që kompania përdor për të bërë për të thjeshtuar udhëtimet e pasagjerëve. Në vitin 2015 ajo krijoi Mobile Host, një guidë për klientët e saj përsa i përket procedurave aeroportuale./tvklan.al