Socialistët Komiteti i Përgjithshëm (14 tetor 1998)
Pas shtatë ore mbledhje, Komiteti Përgjithshëm drejtues i socialistëve ka shpallur emrat e tre sekretarëve të rinj që do të zëvëndësojnë Ulqinin , Kocin e Lakrorin. Pas votimit të fshehtë në emër të komisionit të votimit, kryetarja e këtij komisioni Monika Kryemadhi shpalli këto rezultate:
Në kuti ishin 107 fletë votimi,ku rezultet janë si më poshtë:
Për Sekretarin Organizativ Ardian Myslymi 28 vota pro, Elmaz Sherifi 19 vota pro, Ndre Legisi 58 vota pro dhe janë dy të pavlefshme, fiton Ndre Legisi. Për Sekretar të Marrëdhënieve Publike Ilir Zela 77 vota pro, Luan Rama 28 vota pro, dy të pavlefshme fiton ilir Zela. Për Sekretar të marrëdhënieve me Jashtë Arta Dade 78 vota pro, Ben Blushi 27 vota pro, dy vota të pavlefshme fiton Arta Dade.
Gramoz Ruçi ruan ende postin e Sekretarit Koordinativ dhe Majko do të jetë akoma sekretari i Përgjithshëm i Socialistëve.
Pamje nga Komiteti i Përgjithshëm i PS, Fatos Nano, Pandeli Majko, Arta Dade, Ndre Legisi, Gramoz Ruci, Monika Kryemadhi duke shpallur rezultatet e votimit./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame