Socialistët nisin diskutimet me opozitën për tryezën e partive – (18 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2001
Socialistët kanë nisur diskutimet me përfaqësues të opozitës, për të realizuar brenda javës së ardhshme një tjetër tryezë të partive, për përgatitjen e procesit të ardhshëm elektoral. Në qendër të kësaj tryeze, do të jetë ngritja e një strukture ndërpartiake, që do të monitorojë zhvillimin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare. Ky propozim është hedhur nga socialistët në tryezë, për të zhbllokuar konsensusin për KQZ.
Kjo strukturë e re do të vëzhgojë mangësitë në listat e votuesve dhe pasqyrimin në media të fushatës për zgjedhjet parlamentare. Mazhoranca do të pranojë zgjerimin e përbërjes të komisioneve zonale të votimit, me përfaqësues nga 9 parti politike./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame