Socialistët për Kushtetutën (30 Gusht 1998)
Partia Socialiste i ka vendosur afate demokratëve për t’u përfshirë në procesin kushtetues. Pas shtyrjes së tryezës politike për Kushtetutën nga ana e Partisë Demokratike duket se rruga e vetme për miratimin e Kushtetutes mbetet Parlamenti dhe Referendumi Popullor.
Gramoz Ruçi është shprehur se nuk mund të tolerohet çdo lloj shtyrje. Nëse Partia Demokratike nuk do jetë e gatshme për t’u ulur në tavolinë për bisedime për Kushtetutën atëherë Kushtetuta do të ndjekë rrugën e institucioneve për të kaluar në Parlament./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame