Socialistët përgatiten për çeljen e fushatës elektorale – (1 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sot pasdite socialistët do të mblidhen në sallën qendrore të Pallatit të Kongreseve, për hapjen zyrtare të fushatës elektorale, me prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunave dhe bashkive. Gjatë gjithë natës deri në këto momente është punuar për dekorin e skenës. Nuk kanë munguar në ambientet ku do të organizohet festa socialiste, sekretarët Rama e Ruçi.
Gramoz Ruçi:- “Shqipëria duhet qeverisur ndryshe, siç është qeverisur ndryshe në pushtetin qendror, duhet qeverisur ndryshe edhe në pushtetin lokal”.
Gazetari:- Në përqindje sa është rezultati, që pretendoni ju?
Gramoz Ruçi:- “Kur bëhet fjalë për 100% ka dy probleme, e para njëherë drejtimin e bashkive, që përfaqësohen nga kryetarët e bashkive, drejtimin e komunave, që përfaqësohen nga kryetarët e komunave dhe pastaj këshilltarët përkatës. Fillimisht ne do të fillojmë më prezantimin e kandidatëve nëpër salla dhe më pas do të vazhdojë fushata e kandidatëve nëpër sheshe”.
Kjo është pra atmosfera në orët e para të para të mëngjesit në sallën qendrore të Pallatit të Kongreseve, ku rreth orës 18 socialistët do të ngrenë siparin e fushatës elektorale./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame