Socialistët propozojnë ndryshime në kodin elektoral – (3 Prill 2001)


Socialistët propozojnë ndryshime në kodin elektoral – (3 Prill 2001)

14:54 03/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kur kanë mbetur vetëm tre javë nga përfundimi i mandatit, socialistët kanë planifikuar ndryshime në kodin elektoral, të cilat do të diskutohen më parë në tryezën e partive politike. Në lidhje me procesin e verifikimit të listave të votuesve, kryetari i grupit parlamentar socialist, Arben Malaj theksoi.

Arben Malaj:- “Ne vazhdojmë me të njëjtën përgjegjësi, që procesi i listave të jetë brenda kuadrit ligjor dhe pas botimit të listave paraprake, të gjitha forcat politike dhe çdo qytetarë shqiptar të ketë mundësinë konkrete, të jetë pjesëtarë në procesin e votimit”.

Ndërkohë, deputetët socialistë kanë dëgjuar raportimin e ministrit të Rendit Ilir Gjoni, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe masat e policisë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme