Sokol Gjoka, intervistë (28 Qershor 1999)


Sokol Gjoka, intervistë (28 Qershor 1999)

19:03 28/06/1999

Intervistë me zotin Sokol Gjoka.

Sokol Gjoka: Shkrimin e botuar në Nju Jork Times, të datës 25 ne e pamë me vemendje dhe na erdhi keq që një gazete e tillë prestigjoze amerikane boton një shkrim të tillë të një gazetari të saj me titullin Separatistët. Në përmbajtje të këtij shkrimi hidhet ideja sikur Qeveria Shqiptare dhe institucionet e shtetit shqiptar mbështesin një krah ose disa forca politike dhe veçanërisht ushtarake dhe konkretisht atë të UÇK-së duke sulmuar mbase duke marrë pjesë dhe në vrasjen e kundërshtarëve të UÇK-së në Kosovë. Kështu fakte të tilla të cilat janë krejtësisht të sajuara dhe që nuk kanë asnjë bazë dhe masë edhe nga burime të dyshimta, natyrisht që nuk i përshtaten fare politikës zyrtare të Tiranës. Siç e dini dhe ju Tirana zyrtare ka bërë plrpjekje maksimale për afrimin e të gjithë faktorëve politike shqiptare në Kosovë, qofshin këta faktorë të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e tyre të mëparshme, qofte edhe ata aktuale duke përfshirë dhe UÇK-në, si dhe Qeverinë e tanishme të zotit Thaçi. Të gjithë faktorët politikë shqiptarë kudo që janë ashtu edhe ata ndërkombëtare aktualisht po bëjnë maksimumin e tyre për unifikimin e të gjithë faktorëve politike shqiptarë në Kosovë, gjë që po realizohet dhe nga zhvillimet e fundit, të cilët do të ndërtojnë institucionet demokratike në Kosovë dhe më tej do ta çojnë vendin në zgjedhje për të votuar për personalitetet e drejtpërdrejta përfaqësuese të popullit të Kosovës./tvklan.al






Të ngjashme