Sokol Koçiu për shkarkimin e tij dhe policinë – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Drejtorin e Policisë së Vlorës Sokol Koçiu.
Komisar Sokol Koçiu:- “Që ministri mori atë vendim, propozimin për pezullim dhe që kryeministri nuk e ka firmosur deri tani, ekzistojnë dy momente. E para që kryeministri nuk është i bindur për motivin që ka propozuar ministri dhe e dyta është ajo që ndoshta kryeministri e ka kuptuar që ministri bëri një lojë politike, për të fituar fansat e vetë, sepse është një vazhdë e tërë heqjesh. Fillojnë heqjet në Përmet, Sarandë, Gjirokastër, Delvinë, Vlorë dhe kuptohet Berat e Kuçovë. Mendoj që kryeministri mund ta ketë kapur këtë lojë. Mund të veçoj një paradoks në policinë tonë, që hiqet komisari i Sarandës me pesë anije kontrabandë të bllokuar për 6 muaj, që është record dhe për brigjet e tjera”.
Gazetari:- Megjithatë largimi juaj a i ka dhënë fund transportit të klandestinëve në drejtim të Italisë?
Komisar Sokol Koçiu:- “Unë nuk do ta minimizoja në këtë drejtorin e policisë apo strukturën e policisë. Detyra jonë është që ne të krijojmë një polici moderne, detyra jonë është të heqim dorë nga organizatat bazë në komisariate dhe drejtori të policisë. Kjo është më kryesorja që ne duhet të bëjmë. Duhet që në çdo moment ne të jemi vetëm përball një ligji. E shikoj që po përsëriten gabimet e pafalshme të kohës së Berishës, kur të gjithë injorantët të dalë nga burgu morën në dorë postet kryesore të policisë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame