Sokol Sadushi zgjidhet zv/kryetar i Gjykatës së Lartë
Do të ushtrojë kompetencat e kryetarit deri në zgjedhjen e tij
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë zhvilluar procedurën për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate. Në përfundim është zgjedhur me unanimitet me 7 vota në këtë pozicion Sokol Sadushi.
Ai ka një përvojë profesionale 13-vjeçare si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit ai gëzon edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili, sipas barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “ njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”.
Deri në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë pas largimit të Ardian Dvoranit, Sadushi do të ushtrojë edhe kompetencat kryetarit./tvklan.al