Sokrat Sinaj: Kompensimi i pronave sfidë e realizueshme
Autori: Blendi Fevziu
23:53 24/03/2005Çështja e kompensimit të pronave është një nga më të rëndësishmet. Pronat u shtetëzuan që prej vitit 1945, derisa gjithçka u quajt pronë e shtetit. Pas vitit 1991 ka filluar kompensimi i pronave, një proces i cili shumë herë është komentuar si gjysmak. Ndërkohë në Kushtetutën e hartuar në vitin 1998 një nen përcakton që brenda tre viteve të zgjidhej problemi i garantimit të pronave. Por edhe pse ka kaluar një vit kjo çështje vijon të jetë sërish problem.
Për të folur lidhur me këtë temë ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Sokrat Sinaj kryetar i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
“Problemin e kompensimit të pronave e kam konsideruar një sfidë. Fakti që kam ndërmarrë këtë sfidë besoj se është e realizueshme. Historia e pronave ka 15 vjet ne vendin tone dhe unë i jam drejtuar qeverisë shqiptare me disa ide në mënyrë që të bëhesha pjesë aktive në këtë ligj”, tha Sinaj./tvklan.al