Solana për Kosovën – (8 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shefi i NATO-s, Solana e ka konsideruar sot të sigurt dërgimin e trupave tokësore të NATO-s në Kosovë me arritjen e një marreveshje në Rambuje. Gjatë një prononcimi në Madrit Solana duke mos dhënë hollësi tha se karakteri i kontigjentit do të varet nga rezultatet e bisedimeve. Në një linje me Solanen ka qenë edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, William Kohen, i cili gjithashtu shprehu gadishmërinë e vendit të tij për dërgimin e trupave në Kosovë.
Por çdo të ndodhë në rast se Rambujeja nuk do të konkludojë me një marreveshje. Për një rast të tillë duket se përgjigjen e ka gati vetëm Sekretarja Amerikane e Shtetit Ollbrajt e cila deklaroi se atëhere NATO nuk do të bombardojë vetëm Kosovën por do të shkojë edhe përtej saj./tvklan.al