Solis, nënshkrimi i marrëveshjes për spitalin e Shkodrës (10 Dhjetor 1999)
Akordohen sot 1.5 milion dollarë për Spitalin e Shkodrës. Një bashkëpunim i Qeverisë së Konfiderates Zvicerane dhe Qeverisë Shqiptare solli sot nënshkrimin e marrëveshjes për një mbështetje financiare prej 1.5 milion dollarësh për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për Spitalin e Shkodrës.
Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi i Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, Ambasadori i Zvicrës në Tiranë Tomas Feler dhe nga Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis. Ky fond i dhënë sot do të shërbejë për prokurorimin e pajisjeve të brendshme dhe mjekësore për Spitalin e Shkodrës i cili po ndërtohet me fondet e Bankës Botërore dhe që do të sjellë një teknologji të re me pajisje tepër moderne.
Ky është një bashkëpunim trepalësh midis Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bashkëpunimit dhe Kooperimit.
Leonard Solis: Mendojmë që brenda muajit Qershor, Shkodra do të ketë një spital të ri, një godinë të re me pajisje tepër moderne./tvklan.al