Sondazhet kombëtare në favor të Clinton, Obama: Trump është kërcënim për botën
Një garë e fortë, e paparashikuar ajo që po ndodh në prag të zgjedhjeve presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.
Hillary Clinton ka thyer sërish pritshmëritë e republikanëve, duke u vendosur në avantazh në pjesën më të madhe të sondazheve të përgjithshme në SHBA.
Duket se deklaratat e Kreut të FBI-së mbi hetimet ndaj familjes Clinton nuk kanë ndikuar ashtu siç pritej, në rezultatet e përgjithshme të sondazheve.
Vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve amerikane, sondazhi i të mërkurës kryer nga Reuters, sygjeron se Clinton mban të njëjtin avantazh si përpara deklaratave të Kreut të FBI-së, përkatësisht 6 pikë përpara rivalit të saj republikan. Po ashtu edhe sondazhi i CNN, favorizon kandidaten demokrate në shkallë vendi.
Ndryshimi i menëjhershëm i garës që u pasqyrua në fillim të javës nga sondazhi i ABC Neës, i cili rendiste në krye me një pikë, kandidatin republikan Donald Trump, tronditi tregjet financiare, rezervat botërore të naftës dhe dollarit shënuan një ulje të mërkurën, ndërkohë që kandidatja demokrate është konsideruar si mbrojtëse e status quo-së, një faktor i rëndësishëm ky për tregjet financiare.
Në një kohë kur sondazhet kombëtare nuk flasin një zëri, Presidenti Obama nuk vonoi t’u bëjë thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive etnike që të votojnë për Clintonin si presidente, duke thënë se fati i SHBA-së dhe i botës është në rrezik.
Tv Klan