Sondazhi i tifozëve, Cana më i miri


Sondazhi i tifozëve, Cana më i miri

13:25 01/01/2010

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të fubollit dhe kapiteni i Sanderlandit, Lorik Cana është votuar si lojtari më i mirë shqiptar për vitin 2009.

Në një sondazh të publikuar në disa forume tifozësh në internet, shqipëtarët kanë votuar me 44,0 % të votave Canën, për paraqitjen e tij me kombëtaren dhe suksesin që po merr në Angli në Premier League.

Ky sondazh organizohet për vitin e 5 radhazi nga faqja e internetit talentet.com, në bashkëpunim me forume të tjera të tifozëve shqiptarë, si dhe faqe sportive në internet.

Në të kanë votuar rreth 9 mijë persona gjatë gjithë muajit Dhjetor. Në vend të dytë tifozët kanë votuar për sulmuesin shkodran të Rapidit të Vienës, Hamdi Salihi, i cili ka marrë 10.4% të votave dhe në vend të tretë u rendit mbrojtësi Armend Dallku me 5.7% të votave.

Tv Klan






Të ngjashme