Sondazhi | Kush janë tre vajzat më të votuara nga publiku për takim me Saimirin
Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka rezervuar emocione dhe surpriza të shumta teksa Saimiri dhe vajzat kanë zhvilluar takime në grup dhe private.
Ndërkohë, produksioni ka vënë në dispozicion të publikut një sondazh, ku gjithsecili pati mundësinë të votonte të preferuarën e tij për të pasur një takim me Saimirin.
Në sondazhin ku morën pjesë rreth 3 mijë votues, 3 emrat më të votuar nga publiku janë: Enxhëll, Jonida dhe Enxhi.
Këto ishin preferencat e publikut por vendimi përfundimitar për takim i takon Saimirit, protagonistit të këtij show./tvklan.al