Sonte finalja e Kupës se Konfederatave
Stadiumi Krestovskij i Shën Petërburgut do të jetë skena e Finales së Kupës së Konfederatave që do të luhet mes Gjermanisë dhe Kilit. Dy skuadrat janë sërish përballë njëra tjetrës pas ndeshjes në grup e cila përfundoi në barazim 1-1, por kësaj rradhe do të diskutohet trofeu që i mungon të dyjave.
Kili do t’i besojë të njëjtëve lojtarë që triumfuan me 11-metërsha me Portugalinë. I vetmi problem për amerikano-jugorët është lodhja duke qenë se kanë luajtur për 120 minuta vetëm 3 ditë më parë. Por Kili gjithsesi ka pushuar një ditë më shumë se gjermanët.
“
Do të jetë ndeshje shumë e fortë. Kemi treguar dëshirë dhe besim për të fituar trofeun, gjithashtu edhe se e meritojmë të jemi në finale. Përballë Gjermanisë duhet të nxjerrim më të mirën tonë”,
tha Juan Antonio Pizzi.
Nga ana tjetër Joakim Lov duket se do të bëjë disa ndryshime në formacion.
“Do të jetë një ndeshje me shumë intensitet. Sepse të dy skuadrat duan të fitojnë këtë trofe. Ne e dimë mirë se çfarë skuadre do të kemi përpara. Kili është një skuadër me lojë të shkëlqyer dhe lojtarë me eksperiencë”,
u shpreh trajneri i Gjermanisë.
Në mbrojtje Syle dhe Rydiger, ndërsa Ginter duhet të futet në vend të Kimiq, i cili do të rreshtohet në mesfushë në vend të Henriks. Pjesa tjetër mbetet i njëjti formacion që fitoi lehtësisht me Meksikën. TV KLAN