Sonte Hëna ofron spektakël


Sonte Hëna ofron spektakël

21:40 19/08/2020

Përveç lotëve të Shën Lorencit, gushti astronomik ka një tjetër surprizë. Sonte në mbrëmje evidentohet Hëna e Zezë. Përtej titullit me nota pak drithëruese, Hëna e Zezë verifikohet kur brenda një stinë, kemi 4 hëna të reja, ndërkohë që normalja është tre hëna në çdo stinë.

Termi i zgjedhur është më tepër popullor sesa astronomik, pavarësisht se identifikohet edhe në aspektin shkencor tashmë në këtë mënyrë.

Sipas astronomëve, një hënë e re brenda harkut kohor një muaj ndodh një herë në çdo 29 muaj, ndërsa hëna e katërt e re stinore një herë në çdo 33 muaj. Të ardhshmet që do të admirojmë në kalendarin astronomik do të jenë më 30 Prill 2022 dhe 19 Maj 2023.

Sot në mbrëmje ama, nëse qielli do të jetë pa re, me këtë hënë të re që nuk do të duket, mund të admirohen ende Lotët e Shën Lorencit, ose yjet që shkëputen, që do vijojnë spektaklin në qielli veror deri në 24 Gusht.

Klan Plus






Të ngjashme