Sonte Roma- Milan
Roma – Milan është gjithnjë sfidë interesante. Kësaj here jo vetëm për faktin se të dyja me pikë të barabarta ndjekin Juventusin, por edhe pse në fushën e lojës do të përballen sulmuesit më të mirë me një prej mbrojtjeve më të mira. Mbi të gjitha, strategjia e lojës që do të përdorin dy trajnerët do ta bëjë më emocionuese ndeshjen. Vincenzo Montella rikthehet kundër ish skuadrës së tij. ai ka kërkuar futbollistëve që të shijojnë sfidën
Frymën e sjellë nga Montella në skuadër e ka vlerësuar edhe trajneri i Romës Spaletti.
Dzeko dhe Lapadula do të sfidohen në distancë për të shënuar golin e fitores për ekipet përkatëse. Do të mungojnë emra të rëndësishëm në formacionin që do të nisë nga minuta e parë. Bacca është i dëmtuar ndërsa Totti do ta nisë nga stoli, por më shumë mundësi do të zbresë në fushë për pak minuta në fund të ndeshjes.
Tv Klan