Soreca: 5 Qershori, kusht i plotësuar për konferencën
“Keqardhje për ndryshimet e tjera të njëanshme”
Miratimi në parlament i marrëveshjes se 5 Qershorit për amendimet në Kodin Elektoral për ambasadorin e BE cilësohet si kusht i përmbushur që qeveria shqiptare të ulet në konferencën ndërqeveritare me Brukselin.
Por gjithësesi ai ripërsërit se ndjen keqardhje për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe me pas amendimet e tjera në Kod pa dakortësinë e opozitës jashtë parlamentit.
“Më 5 Qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 Korrikut, dhe të 5 Tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit”, tha Soreca.
Në këshillin e integrimit ambasadori Soreca prezantoi të detajuar progres raportin për këtë vit që hap mundësitë siç tha komisioneri për zgjerimin Oliver Varhejli për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare brenda këtij viti.
Tv Klan