Soreca: Emërimi i Bejtjes përforcon më tej funksionalitetin e GJK-së
Emërimi i Sonila Bejtjes si anëtare e 7 e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë reagimin e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Ai thotë se emërimi i fundit i Metës përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.
“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejtjen si anëtare të 7 të Gjykatës Kushtetuese. Urojmë Presidentin dhe KED për mbushjen e kësaj vakance të fundit. Ky vendim i rëndësishëm përforcon edhe më tej funksionalitetin e Gjykatës”, shkruan Soreca./tvklan.al
Today President @ilirmetazyrtar🇦🇱 has decreed Mrs. Sonila #Bejtja as the 7th Member of the Constitutional Court. We congratulate the President and the JAC for filling in this last vacancy. This important decision further reinforces the functionality of the Court. #Justicereform🇦🇱
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) December 28, 2020