Sot, dita botërore e Autizmit


Sot, dita botërore e Autizmit

13:32 02/04/2014 autizmiSot është dita botërore e autizmit.  Një sëmundje e përhapur në gjithë botën. Që prej miratimit më 18 dhjetor 2007, 2 prilli është caktuar nga OKB si dita e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit. Ajo quhet ndryshe “Autistic Disorder” dhe ka të bëjë me moszhvillimin normal të trurit dhe shfaqet  para moshës 3 vjeçare.

Kjo sëmundje prek çdo aspekt psikologjik e social. Në ditët e sotme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në çdo vend të botës, 1 në 88 fëmijë vlerësohet se ka autizëm.

Shenjat kryesore të Autizmit janë:

-Fëmijët e kanë të vështirë të komunikojnë normalisht me të tjerët

-Nuk shfaqin interes në aktivitete të ndryshme

- Bëjnë lëvizje të trupit para-mbrapa të shpeshta

- Preken për gjëra shumë të vogla

- Disa bëhen agresivë, disa të tjerë jo

- Disa janë të shoqërueshëm disa jo

- Janë të ndjeshëm ndaj dritave dhe zhurmave të forta

- E kanë të vështirë të bashkëpunojnë dhe të përqendrohen

redaksia tvklan.al

 





Të ngjashme