Sot Dita Ndërkombëtare kundër HIV/ AIDS


Sot Dita Ndërkombëtare kundër HIV/ AIDS

07:30 01/12/2016

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik, edhe pse numri i njerëzve që kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in është përgjysmuar – nga dy milionë në vitin 2006 në 1.1 milion më 2015.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale./tvklan.al






Të ngjashme