Sot është një ditë e veçantë për Kim Jong Un…
Çuditërisht Koreja e Veriut nuk ka bërë asnjë test raketor në këtë ditë të shënuar të liderit të saj.
Diktatori Kim Jong Un feston sot 34-vjetorin por mesa duket asnjë festim nuk është bërë sot në shtetin komunist. Të paktën kështu lajmërojnë mediat botërore.
Për arsye që nuk dihen, ditëlindja e Kim Jong Un nuk është përfshirë në kaldenarin zyrtar të shtetit të Koresë së Veriut për vitin 2018, pavarësisht sukseseve të pretenduara në drejtimin e vendit.
Besohet se mungesa e festimeve për ditëlindjen e liderit mund të jetë ndikuar nga sanksionet e ashpra ekonomike që ka vendosur OKB-ja ndaj Koresë Veriore.
/tvklan.al