Sot firmoset marrëveshja Kosovë – Serbi


Sot firmoset marrëveshja Kosovë – Serbi

15:35 04/09/2020

“I pranishëm edhe Presidenti Donald Trump”

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç takohen këtë të premte me presidentin amerikan Donald Trump, një takim i organizuar si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë.

Trump do të jetë pjesë e një takimi tre palësh dhe e ceremonisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme, siç njoftoi stafi i Shtëpisë së Bardhë, por pa dhënë detaje se çfarë përmban ajo.

Mbrëmjen e së enjtes palët zhvilluan fazën përgatitore të takimit, ku i pranishëm ishte edhe këshilltari për siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O”Brein dhe i dërguari i presidentit Trump për dialogun Richard Grenell.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti foli për hapa të mëdha drejt përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

Nesër presim ta finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë. Informata më në detaje do të kemi nesër pas përmbylljes. Një gjë mund të them, që marrëveshje të dëmshme e të papranueshme për Kosovën, asnjëherë s’kanë ardhur e nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në çuarjen përpara në bashkëpunimin ekonomik. Nuk është shtruar çështja e kufijve as nuk do të shtrohet asnjëherë. Ju do të shihni nesër marrëveshje sepse kështu është dakordimi”, ka thënë Abdullah Hoti në një konferencë për media pas takimeve.

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka paralajmëruar se mund të ketë marrëveshje finale, por sipas tij kjo nuk do të jetë për njohje reciproke.

“Nëse do të arrijmë të shtyjmë para edhe ca gjëra të vogla do të isha i kënaqur. A do t’ja dalim, këtë nuk mund të them”, citohet të ketë thënë Vuqiq për mediat serbe.

Këshilltari për siguri shtetërore në shtëpinë e bardhë Obrein, ka thënë se Serbia dhe Kosova kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.

Nesër pritet të zhvillohet takimi final, por ende nuk është konfirmuar nëse në këtë takim do të marrë pjesë ose jo presidenti amerikan Donald Trump.

Takimi në Washington ishte paraparë të mbahej më 27 qershor, por ishte anuluar pas publikimit të aktakuzës nga prokuroria e Gjykatës speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, për tu ricaktuar takimi i 4 shtatorit.

Tv Klan






Të ngjashme